NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

 

 Plani i munguar pėr 10 vjet, gati pėr 10 muaj

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi


Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

Plani i munguar pėr 10 vjet, gati pėr 10 muaj Empty
MesazhTitulli: Plani i munguar pėr 10 vjet, gati pėr 10 muaj   Plani i munguar pėr 10 vjet, gati pėr 10 muaj EmptySun Oct 09, 2011 10:00 am

Plani i ri urban i Tiranės ėshtė njė domosdoshmėri pėr zhvillimin territorial tė qytetit dhe mė gjerė. Tirana ka pėrjetuar njė rritje dramatike, rritje kjo e reflektuar nė demografinė e saj, por dhe nė zhvillimin kaotik, sidomos nė 10 vitet e fundit me efekte negative nė mjedis, infrastrukturė, trafik, pse jo dhe nė njė frenim tė rritjes ekonomike tė qytetit. Akitekti, Flamur Kuēi thotė se ekipi i punės, i prezantuar nė shtator nga Kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Lulzim Basha, po i kushton vėmendje fazės sė nxjerrjes dhe pėrllogaritjes sė nevojave tė qytetit, nė mėnyrė qė mos tė avancohet nė vizatime tė planit, pa pasur realisht njė pėrllogaritje tė kėtyre nevojave. Qyteti i Tiranės nė dy dekadat e fundit ka pasur njė praktikė tė pjesshme tė zhvillimit tė tij dhe plani i fundit zyrtar i miratuar ka qenė ai i vitit 1989, i cili, sipas Kuēit, pėr vetė kohėn nuk parashikoi asnjė nga zhvillimet e pas viteve '90. Pėr vite me radhė Tirana ka pasur disa iniciativa planifikuese, por qė nuk janė finalizuar realisht me njė strategji reale qė duhet tė ndiqte qyteti pėr tė pėrballuar fluksin urban tė 20 viteve tė fundit. Drejtuesi i punės pėr planin urbanistik tė Tiranės u shpreh se pėrgjatė viteve tė fundit u konsolidua njė praktikė qė dėrrmoi fushėn e urbanistikės, pėrmes praktikave tė studimeve tė pjesshme tė qytetit, pa pasur njė vizion tė pėrgjithshėm se ku duhet tė shkojė Tirana nga pikėpamja e zhvillimit, planifikimit tė territorit, investimeve nė infrastrukturė. Sipas Kuēit, ajo ēfarė po tentohet tė bėhet sot dhe qė ėshtė parashikuar nė metodologjinė e punės pėr konceptimin e planit urbanistik tė Tiranės, ėshtė qė qyteti tė krijojė realisht atė vizion qė do tė gjenerojė konsensusin e banorėve, institucioneve, operatorėve ekonomikė nė treg, operatorėve tė utiliteteve tė ndryshme dhe njė konsensus me komunat periferike tė Bashkisė sė Tiranės. Kjo, pasi Tirana ka vuajtur pėr njė kohė tė gjatė njė lloj konflikti urban mes pjesės administrative tė Bashkisė qendrore dhe pjesės urbane dhe suburbane tė saj. Kuēi tha se, "tani po merret realisht mendimi i komunave dhe bashkive rreth Bashkisė sė Tiranės, qė ato tė pėrfshihen nė proceset planifikuese. Po punohet bashkėrisht me to nė mėnyrė qė tė gjenerohet njė vizion pėr pjesėn metropolitane tė Tiranės, qė do tė funksionojė si njė nukėl i tėrė". Ndryshe nga praktikat e hartimit tė planeve dhe studimeve rregulluese pėr qytetin, pėrmes studiove me interesa klienteliste, ekipi i Bashkisė sė Tiranės pėr planin territorial, po bashkėpunon edhe me botėn akademike dhe universitetet shqiptare. Kuēi e konsideroi ekipin e punės gjithėpėrfshirės, pasi ky model siguron transparencėn e duhur ndaj opinionit publik. "Presupozohet qė procesi i planifikimit tė dalė me njė produkt rreth majit 2012, duke finalizuar tre dokumenta: Planin strategjik, qė ėshtė njė pėrmbledhje e strategjisė sė Bashkisė pėr zhvillimin hapėsinor; Planin rregullues, njė plan fizik qė rregullon dhe orienton procesin ndėrtimor nė Tiranė dhe planin e infrastrukturave, qė ėshtė njė dokument mbi bazėn e tė cilit do tė realizohen investimet nė infrastrukturė dhe do tė orientohet menaxhimi i infrastrukturės nė tė ardhmen", tha ndėr tė tjera Kuēi.

Plani, instrument i drejtė pėr investitorėt dhe ndėrtuesit

Nė pėrputhje me premtimin e dhėnė nga Kryetari i Bashkisė, Lulzim Basha plani i ri urbanistik do tė jetė gati nė pranverėn e vitit tė ardhshėm. Plani i ri urbanistik, pėr herė tė parė do tė ketė njė metodologji shkencore me pėrllogaritjet e duhura, duke iu pėrgjigjur realisht dhe me eficencė nevojave tė qytetit. Arkitekti Flamur Kuēi, drejtues i grupit teknik pėr konceptimin e planit territorial tė Tiranės u shpreh se, puna pėr ndėrtimin e planit tė ri rregullues po vijon me intensitet tė plotė. "Jemi nė fazėn e mbledhjes sė dokumentacionit, informacionit ekzistues dhe tė bėrjes sė projeksioneve tė duhura tė popullatės, gjė qė e kemi specifikuar mjaft mirė nė materialin tonė metodologjik, tashmė do tė kemi njė metodologji shkencore, pra do tė kemi njė plan me pėrllogaritjet e duhura qė ka nevojė qyteti, infrastrukturė sociale, shėrbime, hapėsira tė gjelbėrta, transport, etj.", tha Kuēi. Mungesa 10-vjeēare e njė plani urban, ka hequr dhe mundėsinė e vetme pėr tė udhėhequr sadopak zhvillimin territorial. Synimi i hartimit tė planit dhe grupit tė punės qė merret me hartimin e tij ėshtė pėrgatitja e njė produkti tė gatshėm pėr zhvillimin urban tė qytetit brenda majit tė vitit qė vjen. Synimi kryesor i kėtij plani ėshtė rikthimi i njė balance midis interesit privat dhe interesit publik, duke respektuar tėrėsisht pronėn private dhe pronarėt, por dhe duke u pėrpjekur tė rifitojmė pėrmes formulave tė ekonomisė sė tregut, hapėsirat publike, shėrbimet cilėsore publike dhe vetė interesin e publikut tė gjerė tė kryeqytetit. Plani i ri urban ndėrtohet nė njė frymė bashkėpunimi dhe koordinimi edhe me komunat dhe bashkitė rreth Tiranės, si dhe do tė gjenerojė njė konsensus sa mė tė gjerė nė opinionin publik. Pėrmes kėtij plani synohet arritja nė administrimin e pėrbashkėt tė disa ēėshtjeve qė kėrkojnė bashkėpunim me komunat dhe bashkitė pėrreth. Kjo mund tė sigurohet vetėm nė bazė tė njė procesi serioz konsultimi publik. Ky plan do tė jetė njė instrument i drejtė pėr investitorėt dhe ndėrtuesit pėr tė zhvilluar qytetin dhe jo mė njė instrument spekulimi me kėtė industri. Dimensioni infrastrukturor, zhvillimi urban i Tiranės nuk do tė kishte kuptim pa investimet e duhura nė infrastrukturė dhe pa planifikimin e duhur infrastrukturor. Ka ardhur koha qė Tirana tė jetė ambicioze edhe nė investimet infrastrukturore. Infrastruktura si Unaza e Madhe apo tramvaji do tė mishėrojnė edhe nė planin e infrastrukturave, risitė dhe ambiciet bashkėkohore tė qytetit tonė.

Plani do tė ketė disa dimensione

Dimensioni strategjik do tė parashtrojė pėr diskutim opsionet strategjike tė zhvillimit tė qytetit. Kėto opsione do tė diskutohen gjerėsisht me opinionin publik tė kryeqytetit. Investimet strategjike, zhvillimi ekonomik dhe diversiteti i modelit ekonomik tė Tiranės, buxhetimi publik, etj., do tė jenė tema reale pėr tė debatuar me opinionin publik, nė mėnyrė qė zgjedhjet e bėra tė gjenerojnė njė konsensus tė shoqėrisė sė kryeqytetit. Dimensioni fizik rregullator; plani rregullues do tė jetė guri i themelit pėr zhvillimin urbanistik tė kryeqytetit. Vlerėsimi i drejtė i pronave, zhvillimi i moderuar urban, sigurimi i hapėsirave tė nevojshme publike dhe ndėrtimi i ligjeve me njė cilėsi tė konsiderueshme jetese do tė mishėrohen nė opsionet e hedhura nė tryezė nga plani rregullues.

Pesė pikat ku do tė bazohet realizimi i planit urbanistik

1- Zhvillimi i qėndrueshėm i qytetit do t'i hapė rrugėn zhvillimit ekonomik dhe mjedisor tė Tiranės, duke nxitur dhe hapjen e vendeve tė reja tė punės nė qytet.

2- Harmonizimi i interesave publike dhe interesave private qė do tė rezultojė nė mbrojtjen e hapėsirave publike dhe atyre tė gjelbra.

3- Harmonizimi me komunat dhe bashkitė pėrreth Tiranės dhe arritja e njė konsensusi sa mė tė gjerė me banorėt e Tiranės.

4- Plani i ri urbanistik do tė synojė pėrmirėsimin e transportit publik, lehtėsimin e trafikut, pėrmirėsimin e sistemit tė mbledhjeve dhe trajtimit tė mbeturinave urbane dhe bėrjen e Tiranės njė qytet mė tė jetueshėm dhe mė atraktiv pėr banorėt e tij.

5- Gjithashtu, plani do tė synojė zbatimin e njė formule tė menaxhimit tė pronės private nė mėnyrė qė tė evitojė spekullimet dhe tė sigurojė njė shpėrndarje sa mė tė drejtė tė pėrfitimeve tė zhvillimit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://newballkan.albanianforum.net
 
Plani i munguar pėr 10 vjet, gati pėr 10 muaj
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gati shkrirja e partive te djathta ne nje parti,

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: