NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Bulevard i ri dhe shesh i gjelbėrt

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi


Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

Bulevard i ri dhe shesh i gjelbėrt Empty
MesazhTitulli: Bulevard i ri dhe shesh i gjelbėrt   Bulevard i ri dhe shesh i gjelbėrt EmptyFri Oct 07, 2011 8:35 am



- Zoti Basha, emisionin e fundit qė ju ishit mbėrritėt 5 minuta me vonesė pėr arsye tė trafikut. Kam pėrshtypjen se trafiku vijon tė jetė po kaq problematik nė Tiranė, sot kamera jonė ka shėtitur nė kryeqytet rreth orės 14:56. Ēfarė po ndodh realisht me trafikun nė Tiranė?

Jam plotėsisht i informuar pėr gjendjen e trafikut nė Tiranė, sepse edhe vetė vazhdoj tė pėrballem me trafikun dhe nėqoftėse Kryetari i Bashkisė apo mė pėrpara ministri i Brendshėm me eskortė policie kanė probleme me trafikun, mendoni se ēfarė problemesh kanė qytetarėt e thjeshtė, ata qė pėrdorin automjetet e tyre private, ata qė pėrdorin mjetet e transportit publik ku problemi i trafikut shumėfishohet, sepse kėto mjete ecin mė ngadalė, ndalojnė nė stacione, por e njėjta gjė vlen edhe pėr kėmbėsorėt apo ēiklistėt e qytetit tė Tiranės, tė cilėt janė tė paktė, por qė shpresoj tė jenė mė tė shumtė me planin e masave qė Bashkia e Tiranės po vė nė jetė. Problemi i trafikut ėshtė njė nga problemet mė tė mėdha nė qytetin e Tiranės dhe ky nuk ėshtė vetėm njė problem komoditeti.

- Dhe do tė vijė duke u rėnduar kur numri i makinave nė Tiranė do tė vijojė tė shtohet zoti Basha, sepse ne jemi nėn mesataren ballkanike tė posedimit tė makinave...

Problemi i trafikut ėshtė njė problem shumė i madh dhe nuk ėshtė njė problem komoditeti siē mund tė perceptohet nganjėherė me tė padrejtė. Nė radhė tė parė ėshtė njė problem ekonomik, ēdo njėsi kohore shtesė, ēdo orė, ēdo minutė qė njė qytetar kalon nė trafik, se sa normale ėshtė njė kosto ekonomike pėr qytetin ėshtė njė kosto ekonomike pėr ekonominė e qytetit dhe natyrisht ėshtė njė kosto ekonomike pėr vetė qytetarin nė kuptimin e automjetit tė vet privat, apo nė kuptimin e kohės sė tij apo nė kuptimin e vonesave qė ky sjell nė regjimin e pėrditshėm, qoftė ky aktivitet familjar pėr tė ēuar fėmijėt nė shkollė apo pėr t'i marrė nga shkolla, akoma mė shumė kur ėshtė njė aktivitet qė lidhet me performancėn ekonomike tė qytetarit, pra ėshtė njė problem i madh ekonomik. Trafiku ėshtė njė problem i madh ambiental, sepse jo vetėm nėpėrmjet ndotjes sė tepruar qė ndodh kur makinat mbeten nė vend numėro, por edhe nėpėrmjet ndotjes akustike dhe e gjitha kjo pėrkthehet nė stres tek qytetarėt, pėrkthehet nė humbje kohe, pėrkthehet nė njė problem ekonomik. Pra, ėshtė njė nga problemet mė kryesore tė kryeqytetit. Si i tillė ka njė vėmendje kryesore tė Bashkisė sė Tiranės dhe timen si Kryetar Bashkie. Nė fushatėn elektorale unė premtova njė pėrqasje tė shumėfishtė nė problemin e trafikut. Sė pari, njė pėrqasje duke i hapur rrugė investimeve tė mėdha tė mbetura peng tė luftėrave politike.

- Ē'do tė thotė investime tė mėdha?

Tė tilla si Unaza e Madhe e Tiranės, tė tilla si investime strategjike nė transportin publik, pra njė rikonceptim i transportit publik nė Tiranė, ku unė kam mbrojtur dhe sot po vė nė jetė planin tim pėr t'i dhėnė Tiranės linjat e tramit si transport me kapacitete tė larta, me eficencė tė lartė apo me cilėsi tė lartė shėrbimi.

- Linjat apo tramin?

Me linjat e tramit kam parasysh dhe shėrbimin e tramit. Sė treti, pajisjen e Tiranės me vendparkimet nė tė gjitha nivelet nėntokėsore, mbitokėsore, apo me kate dhe trajtimin e ēėshtjes sė parkimit si njė ēėshtje akute, por po kėshtu si njė ēėshtje afatgjatė, ku investimi do tė jetė i tillė qė tė marrė parasysh tė ardhmen e qytetit.

- Ku do tė parkoni, mbi trotuare zoti Basha, siē ndodh sot rėndom?

Kėto qė pėrmenda mė sipėr janė tre nga fushat kryesore, por ka dhe fusha tė tjera, ku ndėrhyrje urbane jo tė shtrenjta, sigurisht jo tė lira do tė krijojnė mundėsinė pėr njė trafik mė tė lirė, pėr njė lėvizje mė tė lirė dhe unė kam prezantuar sė fundi disa prej kėtyre ndėrhyrjeve siē ėshtė rrethrrotullimi i Doganės, ndėrhyrja e pėrkohshme nė rrethrrotullimin e Doganės apo siē janė zgjerimet e disa akseve tė tjera rrugore nė Tiranė. Por sigurisht dhe skema e pėrgjithshme e trafikut, sepse nuk mjafton tė kesh rrugė tė mjaftueshme, duhet tė kesh dhe njė skemė tė zgjuar trafiku. Kėto janė ndėrhyrjet nė kėto nivele qė unė parashikoj, qė do tė sjellin lirimin e trafikut. Tani disa prej tyre do tė sjellin efekt pothuajse tė menjėhershėm.

- Cilat janė kėto ndėrhyrje dhe pėr sa kohė do tė ndihet kjo?

Disa prej kėtyre ndėrhyrjeve do tė kenė efekt tė menjėhershėm, disa tė tjera nuk do tė sjellin ndryshim brenda natės, sepse vetė forma e ndėrhyrjes, investime tė mėdha do tė kėrkojnė kohėn e tyre. E rėndėsishme ėshtė sot, qė trafiku dhe forma e trafikut si njė problem ekonomik shėndetėsor, stresi, njė problem i ēdo qytetari tė Tiranės pa dallim rangu ekonomik, pozitės shoqėrore apo vendit ku jeton nė Tiranė, ėshtė njė nga problemet kryesore tė Bashkisė Tiranė dhe ne kemi filluar punėn tonė pėr tė ndėrhyrė nė tė gjitha nivelet.

- Duket se zemra e trafikut nė Tiranė ėshtė bllokimi i Sheshit "Skėnderbej". Sheshi "Skėnderbej ėshtė konceptuar nga projektuesit italianė me kryqėzimin e tė gjitha rrugėve qė shpėrndahen nga Tirana nė qytetet e krahinave tė ndryshme tė vendit, Dibrės, Kavajės, Elbasanit, Durrėsit, sipas emrave qė mbajnė. Aktualisht sheshi ėshtė bllokuar, Unaza e Vogėl nuk ėshtė ndėrtuar, ēfarė do tė ndodhė realisht me trafikun nė kėtė drejtim?

Unė e kam shpjeguar dhe mė pėrpara, me marrjen e detyrės sė Kryetarit tė Bashkisė vura re me keqardhje tė madhe se projekti i sheshit siē ishte konceptuar jo vetėm nuk e zgjidhte, por e rėndonte problemin e trafikut pėr kryeqytetin. Dhe kjo ishte pasi ishte injoruar tėrėsisht radha e punės, ajo qė ju pėrmendėt, ekzistenca e arterieve tė tjera tė trafikut si pėr shembull, Unaza e Vogėl, apo eventualisht Unaza e Ndėrmjetme siē quhet, thjesht me njė tė rėnė tė lapsit, duke eliminuar edhe zgjidhje tė zgjuara tė projektit qė ekzistonin edhe mė pėrpara siē ishte njė tunel nėntokėsor nė aksin Veri-Jug apo njė parkim nėntokėsor pranė Muzeut Kombėtar, duke i injoruar kėto me ekzekutimin e projektit. Projekti siē ishte nisur pėrveē shkeljeve tė tjera ligjore, sepse shkelte vetė parimin e dekretuar nga vetė paraardhėsi im kur ishte ministėr Kulture tė ndėrhyrjes monumentale tė sheshit. Pra, sillte siē e panė qytetarėt e Tiranės, siē e shikojnė edhe sot e kėsaj dite, sepse sheshi akoma ėshtė i bllokuar, por jo pėr gjatė, sillte njė ngėrē tė madh tė trafikut dhe i pėrcillet ky ngėrē tė gjithė qytetit. Nuk ėshtė problemi se ngėrēi ėshtė i pėrqendruar vetėm nė qendėr, ngėrēin e trafikut nė Sheshin "Skėnderbej" e pėrjetojmė nga Kinostudio deri nė Kombinat, nga Selita nė Bregun e Lumit, prandaj duke pasur parasysh kėto probleme dhe duke drejtuar sytė nga e ardhmja, sepse mund tė rrimė me orė tė tėra tė themi se ēfarė ndodhi gabim. Ne ndėrmorėm njė numėr vendimesh.

- Qė janė...

Vendimi i parė ėshtė rivendosja e trafikut nė Sheshin "Skėnderbej" deri nė finalizimin e njė projekti tė qėndrueshėm nė pėrputhje tė plotė me legjislacionin dhe nė pėrputhje tė plotė me natyrėn monumentale tė sheshit dhe tė aksit kryesor tė kryeqytetit.

- Projekti ishte aprovuar zoti Basha, ishte projekt i studios belge, i cili ishte aprovuar dhe me njė pėrfaqėsues tė mazhorancės?

Ka njė problem me projektin qė ju sapo pėrmendėt. Problemi kryesor ėshtė pikėrisht injorimi i parametrave tė trafikut dhe problemi i dytė ėshtė qė aprovimi final qė do tė vinte nga institucionet pėrkatėse qendrore nuk erdhi pikėrisht se njė nga kriteret elementare tė aprovimit ishte pėrputhshmėria me atė ligj qė vetė paraardhėsi im e ka kaluar kur ka qenė ministėr i Kulturės, qė ėshtė mbrojtja e sheshit si monument kulture. Ndėrkohė qė sheshi i konceptuar nė atė formė, nė atė mėnyrė, nuk do tė mbronte atė parim minimal qė e kishte dekretuar vetė.

- Pra, ju po thoni qė projekti i aprovuar do tė ndryshojė?

Projekti nuk ėshtė i aprovuar, pėr kėtė arsye projekti nuk u aprovua. Ju e dini qė edhe prefekti edhe qeveria insistuan, por ēfarė ka ndodhur?

- Po financimi i deritanishėm zoti Basha?

Financimi i deritanishėm do tė ruhet dhe asnjė euro e hedhur deri tani nuk shkon dėm, sepse punimet e deritanishme janė punime nėntokėsore, kryesisht ripėrtėritje e infrastrukturės nėntokėsore, e cila pėr herė tė fundit ishte ndėrtuar nė vitet 1988-1989 dhe punime tė tjera nuk shkojnė dėm.

- Pra jeni i sigurtė qė asnjė nga paratė e hedhura nė kėtė projekt qė ju sot e quani jo funksional nuk ikin kot?

Hapi tjetėr, pėr t'ju pėrqendruar fillimit tė pyetjes tuaj, ėshtė trajtimi i sheshit.

- Jeni i sigurtė qė paratė e hedhura nė kėtė projekt nuk ikin kot?

Sapo jua thashė, besoj se njė herė fjala e Kryetarit tė Bashkisė mjafton. Sė dyti, ėshtė trajtimi i projektit tė sheshit nė kuadėr tė zgjidhjes sė problemeve dhe jo krijimit tė problemeve. Pra, inxhinierėve do t'i lihet kohė pikėrisht pėr atė qė ata kėrkuan tė studiojnė, nevojėn e njė tuneli apo zgjidhjen tjetėr brenda sheshit. Nevojėn pėr tė pėrshtatur lėvizjen jashtė sheshit dhe pastaj pėr tė ardhur nė konkluzionin nėse sheshi ėshtė i pėrshtatshėm pėr tė ndaluar plotėsisht trafikun e makinave dhe ēfarė do tė thotė kjo pėr pjesėn tjetėr tė qytetit ku duhet ndėrhyrė. Apo nuk ėshtė i pėrshtatshėm pėr kėtė ndėrhyrje nė kėtė kuadėr sheshi duhet tė rikonceptohet nė njė mėnyrė tjetėr.

-Ju po i lini tė dy versionet edhe qė ai tė jetė njė zonė kombėsore dhe njė zonė me makina?

Kėto janė vendime, tė cilat nuk duhet tė kenė njė karakter paraprirės, kokėfortė dhe politik ne do i lemė ekspertėt tė gjykojnė. Pikėrisht mungesa e kohės ka sjellė mungesėn e gjykimit kjo ėshtė e kaluara, kurse unė jam i pėrkushtuar pėr tė ardhmen.

-Kush po e studion....

Tė njėjtėt inxhinierė qė kanė qenė dhe mė pėrpara tė tė njėjtave firma konsulente po konsiderojnė opsione qė u propozuan po qė nuk u konsideruan. Ndėrkohė, trafiku do tė rikthehet nė Sheshin "Skėnderbej" sipas njė skeme tė hartuar nga ekspertėt mė tė mirė tė trafikut dhe pjesėt e tjera tė sheshit do tė rehabilitohen nė mėnyrė qė nė periudhėn mes arritjes nė pėrfundimit tė punimeve finale tė sheshit dhe tė sotmen, qytetarėt tė mos pėrballen as me stresin e trafikut, as me pamjen estetikisht tė papranueshme pėr kryeqendrėn e shqiptarėve.

-Kur do tė hapet sheshi pėr trafikun?

Punimet kanė nisur me njė intensitet tė plotė, plani i punės parashikon pėrfundimin e fazės sė asfaltimit brenda 2-javėshit tė parė tė nėntorit. Ndėrkohė qė, paralel me kėtė po ecėn puna pėr anėn estetike qė ėshtė kryesisht bimėsi, gjelbėrim dhe anė tė tjera tė estetikės sė sheshit.

-Pra, ju po thoni qė brenda 15 nėntorit, sheshi do tė jetė i hapur pėr trafikun e makinave?

Ky ėshtė plani i veprimit.

-Kur do tė jetė i pėrfunduar, megjithatė qė ju e quani pjesa estetike e sheshit?

Tani, afati qė unė i kam dhėnė tė gjithė bashkėpunėtorėve tė mi dhe kontraktorėve nė shesh ėshtė 31 tetori, natyrisht unė nuk marr parasysh kontigjencat gjithēka mund tė ndodhė. Ne dhe kur rindėrtojmė kuzhinėn e shtėpisė nganjėherė ka vonesa tė paparashikuara, jo mė kur bėhet fjalė pėr volume kaq tė mėdha ndėrtimi. Unė po pėrmend 15 nėntorin si datėn e rikthimin e trafikut nė shesh dhe jo shumė kohė pas kėsaj pėrfundimin estetik tė anėve tė tjera tė sheshit.

-Po vė re nė qoftė se ky ėshtė projekti qė Bashkia ka ofruar, pra, prishet njė pjesė e sheshit, shatrivani nė qendėr kjo hapėsirė ėshtė me gjelbėrim?

Po.

-Pra, bashkohet lulishtja prapa "Skėnderbeut" sė bashku me pjesėn e sheshit me gjelbėrim, pra, hapet njė pjesė e mirė me gjelbėrim?

E gjithė pjesa mes Muzeut Kombėtar dhe Bankės sė Shqipėrisė i nėnshtrohet njė pjesė me pemė dekorative.

-Pra me gjelbėrim tė lartė jo tė ulėt?

Tė paktėn me lartėsinė 3 metra e sipėr.

-Ndėrhyhet nė pjesėt e tjera tė sheshit, pėr shembull nė lulishten prapa Pallatit tė Kulturės?

Jo, pėr momentin jo do tė ketė njė ndėrhyrje atje. Ajo qė bėhet ėshtė rehabilitimi i zonės pėrpara ndėrtesės sė Operas dhe Baletit.

-Ē'do tė bėni aty?

Do tė ketė njė modifikim estetik edhe ajo me gjelbėrim do tė ketė njė rivendosje tė shkallėve jo nė formatin e mėparshėm, por njė format tė mjaftueshėm pėr tė lejuar njė akses komod nė institucionin e Operas dhe Baletit.

-Ėshtė bėrė projekti?

Ėshtė bėrė dhe ėshtė projekti qė po zbatohet aktualisht nga kontaktorėt.

-Sheshi "Skėnderbej" dhe nė tė gjithė perimetrin do tė lėvizin makinat?

Ky ėshtė projekti, i cili po zbatohet pėr momentin.

-Do tė ketė lėvizje, tė cilat do tė ndiqen nė formėn e njė unaze apo siē ka qenė mė parė?

Jo, do tė ketė modifikime nė skemėn e trafikut me qėllim qė sheshi tė shėrbejė si njė valvul, e cila shpėrndan nė mėnyrė sa mė tė njėtrajtshme trafikun nė pjesėt e tjera tė qytetit, i cili ka njė natyrė koncentrike, ka rrathė qė i largohen qendrės dhe nė rast se qendra nuk funksionon, kjo i pėrcillet dhe kėtyre rrathėve.

-Ju thatė qė ky ėshtė njė projekt i pėrkohshėm. Ēfarė do tė ndodhė me projektin final?

Dy do tė jenė konsideratat kryesore, e para, do tė jetė zgjidhja teknike. Para se tė kalojmė tek zgjidhja estetike duhet t'i japim njė zgjidhje tė kėnaqshme tė qėndrueshme nė vite nė mėnyrėn sesi do tė funksionojė sheshi. Nė qoftė se do tė themi se, nė shesh nuk do tė kemi trafik duhet tė jemi 100% tė sigurtė qė kjo nuk pėrcjell stres nė trafikun e qytetit bashkė me koston qė lidhet me kėtė stres. Unė nuk e pėrjashtoj si mundėsi, por ėshtė njė mundėsi qė duhet tė mbėshtetet plotėsisht nė parametrat teknikė dhe nė qoftė se kėto parametra teknikė ekzistojnė, nė qoftė se pėrmes disa ndėrhyrjeve nė qytetin e Tiranės ėshtė e mundur qė sheshi tė jetė i lirė nga trafiku, absolutisht kjo mundėsi do tė konsiderohet.

-Kush do e thotė...

Specialistėt e trafikut konsulentėt qė janė marrė mė pėrpara. Ne nuk e nisim nga zero, ne kemi njė bazė ku pėr fat tė keq vendimmarrja ka qenė e gabuar. Projekti pėr njė tunel nga Banka e Shqipėrisė deri tek Pallati i Kulturės ka ekzistuar nė projektin fillestar, projekti pėr njė parking deri nė 1200 mjete kapacitet janė braktisur edhe njė herė nuk dua tė fokusohem tek e kaluara, por duhet ta dini qė ky ka qenė pjesė e projektit qė ėshtė paraqitur. E rėndėsishme ėshtė qė nė tė ardhmen, pasi tė kemi studiuar nėse duhet tė ndėrhyhet nė kėto raste do tė merren vendimet e duhura dhe kėto vendime patjetėr do tė kenė formėn e tyre estetike.

-Edhe njė pyetje brenda kėsaj logjike. Gjithė ajo lulishte qė po ndėrtohet do tė ruajė thellėsinė e lulishtes para "Skėnderbeut" apo do tė jetė nė disnivel?

Jo, do tė jetė me njė kuotė pasqyrė do tė jetė e lartė saē ėshtė pjesa historike pas monumentit tė "Skėnderbeut". Do tė ketė njė ngritje minimale prej 1.5 metrash.

-Studimi i sheshit do tė jetė vetėm studimi i sheshit apo do tė prekė dhe Bulevardin?

Kjo ėshtė e dyta qė doja t'ju pėrmendja, sheshi duhet parė nė ansambėl dhe asambli ėshtė i gjithė Bulevardi aksi Veri-Jug i Tiranės, ky aks ėshtė njė aks historik ėshtė njė aks i papėrfunduar. Kjo ėshtė njė nga projektet kryesore qė unė kam shpallur gjatė fushatės elektorale, ėshtė pjesa e cila pėrmbyll kėtė aks historik dhe i jep qytetit frymėmarrjen pėr zhvillim nė njė zone tė Tiranės, qė nuk ka pėrjetuar zhvillim apo ka pėrjetuar zhvillim shumė tė pakėt dhe tė parregullt, si rezultat i mungesės sė infrastrukturės. Nė rast se ne kėto akse nė tėrėsi i trajtojmė veē e veē, natyrisht nuk i bėjmė asnjė shėrbim as anės praktike as anės estetike. Prandaj, koha qė do tė merret pėr tė projektuar aksin e ri Bulevardin nga Stacioni i Trenit deri tek Lumi i Tiranės. Ne kemi finalizuar detyrėn e projektimit pėr kėtė aks tė ri tė qytetit, i cili pėrbėhet nga Bulevardi i ri Stacioni i Trenit Lumi i Tiranės me njė gjatėsi 1.8 kilometra drejt Lumit tė Tiranės nė hapėsirėn mes Urės sė Brarit dhe Urės sė Kamzės dhe mė tej, zgjatimi nga Lumi i Tiranės deri nė rezervuarin e Paskuqanit ku ne planifikojmė sigurisht me Komunėn e Paskuqanit dhe Kėshillin e Qarkut qė qeverisjen qendrore tė materializojmė njė park tė dytė tė Tiranės. Njė mushkėri tė dytė pėr qytetarėt e Tiranės.

-Bulevardi i Tiranės nga Treni ėshtė 2 kilometra i gjatė dhe shtohen dhe gati 2 tė tjera pse do tė duhet njė bulevard kaq i gjerė kur qyteti ėshtė zhvilluar me kėtė sipėrfaqe tė gjerė?

Qyteti nė kėto 20 vite ėshtė zhvilluar shumė mė shumė sesa 50 vite nė kaluara. Nė vitin '90 ishin 240 mijė, sot, ka rreth 650 mijė banorė tė paregjistruar po ne besojmė se ka 700 mijė banorė faktik qė flenė nė Tiranė.

-Bulevardi do tė ndėrtohet nga investitorė apo nga Bashkia e Tiranės?

Aktualisht ne jemi nė tratativa tė paktėn me 3 institucione financiare pėr tė financuar kėtė pjesė tė qytetit, bulevardin e ri, Unazėn e Madhe dhe rikualifikimin urban tė Lumit tė Tiranės.

-Sa kushton?

S'mund t'i themi gjėrat aforfe. Ka mbaruar detyra e projektimit pėr njė konkurs ndėrkombėtar, ku do tė jenė tė pranishėm firmat mė tė mėdha tė arkitekturės botėrore dhe ne kėtė projekt do ta zhvillojmė me transparencėn mė tė plotė ndaj publikut. Por, mė shumė se kaq, para se kėto firma tė marrin dhe tė shqyrtojnė, tė japin mendimin e tyre dhe tė pėrzgjidhet projekti fitues i Tiranės, ne do t'i japim mundėsinė qytetarėve tė kryeqytetit tė japin tė gjitha sugjerimet e tyre qofshin kėta studentė tė Urbanistikės apo qytetarė tė thjeshtė, se ēfarė duan apo presin ata nga ky aks i ri i zhvillimit tė qytetit.

Pėr kėtė arsye, unė pėrfitoj nga rasti t'i drejtoj njė thirrje tė drejtpėrdrejtė sot qytetarėve tė Tiranės, qė nėpėrmjet adresės sė Bashkisė nė internet, nėpėrmjet Facebook tė Bashkisė apo timin personal, apo nėpėrmjet letrave drejtuar kryetarit tė Bashkisė tė japin mendimet e tyre se, ēfarė duan apo presin nga ky aks i ri i zhvillimit tė qytetit. Nga korridori i gjelbėrt i Tiranės nga Stacioni i Trenit deri tek Bregu i Lumit dhe gjithė aksi i Bregut tė Lumit nga Ura e Brarit deri nė Urėn e Kamzės. Ju siguroj qė, sugjerimet tuaja do tė jenė pjesė e konsideratave dhe do t'i paraqiten firmave qė do tė konkurojnė.

-Zoti Basha, sa kushton ky projekt pėrfshirė dhe shpronėsimet dhe gjurmėt?

Pjesa e gjurmės ėshtė shumė e pėrshtatshme, sepse parashikohet lėvizja e Stacionit tė Trenit dhe gjithė aksi deri nė pėrfundim tė shinave tė trenit do tė luajė dy funksione. Sė pari, do tė jetė shtrati, ku do tė zhvillohet Bulevardi dhe nė kėtė pjesė do tė projektohet njė nga linjat e tramit me piknisjen nė Laprakė, aty ku do tė vendoset edhe stacioni i ri hekurudhor dhe terminali i autobusėve tė Tiranės. Nė kėtė zonė, pronė deri pak ditėsh e Ministrisė sė Financave pėr tė ndėrtuar Doganėn e Re tė Tiranės, fatmirėsisht do tė nisė njė investim i pėrbashkėt i Bashkisė sė Tiranės dhe qeverisė pėr terminalin e ri tė pasagjerėve pėr autobuzėt e Veriut, Perėndimit dhe tė Jugut.

-Nga rruga e Kamzės dhe deri nė Tiranė me se do tė vijnė pasagjerėt e trenit dhe tė autobuzėve?

Siē u thashė, ky ėshtė njė stacion i pėrbashkėt i trenit dhe i tramit i autobuzave urban dhe autobuzave interurban. Pra, kjo do tė jetė njė mbledhės i trafikut interurban dhe shpėrndarjes sė trafikut urban.

-Do tė jetė fushė e hapur?

Do tė jetė njė terminal i parametrave moderne, pėr tė cilin do tė kėrkojmė edhe bashkėpunimin e sektorit privat. Do tė pėrdorim njė skemė tė investimit nga Bashkia si investitor, si pronar i truallit, natyrisht edhe nga hekurudha shqiptare dhe nga sektori privat pėr tė krijuar kushte mė komode pėr pasagjerėt qė vijnė dhe ikin nga Tirana.

-Nuk besoj, se ju keni gjetur llambėn e Aladinit. Tė ndėrtosh njė terminal tė ri, Bulevard tė Ri, Unazėn e Re, aks nė gjithė gjatėsinė e Lumit tė Tiranės kėrkon tė paktėn me qindra milionė euro?

Tė jeni tė sigurtė, qė kėto projekte kanė njė vlerė financiare tėrėsisht tė pėrballueshme nga buxheti dhe instrumentat e tjerė financiarė tė Bashkisė sė Tiranės nė partneritet me qeverinė qendrore. Dhe tė jeni tė sigurtė, qė ashtu si nė projektet e tjera, pėr tė cilėn kam folur nga detyra tė tjera, edhe tani unė i mbėshtes tė gjitha projeksionet e mia mbi realizėm. Unė dua nė radhė tė parė tė kėrkoj pjesėmarrjen e qytetarėve nė fazėn e hartimit tė projekteve dhe nė radhė tė dytė, t'i garantoj ata se secili prej projekteve qė kam premtuar ėshtė nė rrugė tė zbatimit.

-Ku do t'i gjeni tė ardhurat?

Ju nuk duhet t'i shikoni kėto si harxhime, por si investime. Harxhimi i parave ėshtė njė koncept i cunguar nė qoftėse ju flisni pėr investime, sepse me tė vėrtetė nė fazėn e parė hidhen para pėr tė ndėrtuar, po ajo ēka ndėrtohet, sjell njė vlerė tė shumėfishtė nė ekonomi. Dhe kjo ėshtė arsyeja pse instrumentat financiarė tė ndėrtimit qė nga Bankat e Zhvillimit qė nga bonot e zhvillimit, mjetet e drejtpėrdrejta buxhetore vazhdojnė tė investojnė. Askush nuk investon projekte infrastukture apo kush bėn kėshtu e ka gabim pėr qėllime thjesht sociale, por investohet, sepse investimet nė infrastukturė sjellin nė mėnyrė tė pėrsėritur dhe tė shumėfishtė pėrfitime pėr ekonominė. Nė qoftėse njė bankė investon pėr njė rrugė tė re e ka tė garantuar qė si rezultat i kėsaj rruge tė re, ekonomia do tė rritet dhe tė ardhurat e investitorit do tė rriten pėr investitorin qė ta paguajė kredinė.

-Duhet tė jemi pak realistė.

Kjo ėshtė njė Tiranė, e cila beson nė ėndrrėn e vet europiane dhe ėshtė e vendosur tė lėvizė pėrtej stanjacionit. Kjo ėshtė njė Tiranė qytetarėsh dhe pėr qytetarėt dhe nė kėtė kuptim e gjithė energjia do tė pėrqendrohet nė kėto projekte.

-Mos mė thoni qė trami do tė ketė kėtė formė (shfaqet foto ilustruese)

Ajo qė mund t'iu them ėshtė qė Tirana do tė ketė tram dhe qė ne brenda dy javėsh pėrfundojmė detyrėn e projektimit pėr punimet civile tė tramit.

-Ku do tė shtrihet?

Brenda dy javėsh ne do tė shpallim pėrpara tregut tė konsulentėve botėrorė kėrkesėn tonė pėr tė nisur projektin e ndėrtimit tė linjės sė shinave tė tramit dhe tė linjės elektrike qė do ta furnizojė.

-Ku do tė jetė gjurma e tramit?

Gjurma e sipėrme ėshtė ajo qė lidh Stacionin e ri tė Trenit dhe tė Autobuzėve urbanė dhe interurbanė, me piktakimin e kėsaj gjurme nė Bulevardin e ri. Fillon nga Bulevardi i ri deri nė Sheshin "Nėnė Tereza" dhe natyrisht mund edhe tė mos mbarojė deri aty. Kjo do tė jetė objekt diskutimi nga inxhinierėt, ndėrsa tjetra ėshtė linja e premtuar Kinostudio-Kombinat dhe pėrveē kėsaj ajo qė do tė studiohet ėshtė njė linjė trami rretheqark Unazės ekzistuese.

-Sa kushtojnė 3 linja trami?

Ju e keni mendjen vetėm tek kostot, unė e kam mendjen te pėrfitimet. Por, meqė pyesni, unė iu them qė ne po kėrkojmė tė projektojmė njė linjė trami, punime civile qė tė jetė plotėsisht e pėrballueshme nga mjetet tona financiare dhe aftėsitė tona huamarrėse dhe qė tė gjenerojė interesa tė mjaftueshme qė sektori privat, koncesionarėt pėr ta marrė nė operim dhe pėr ta operuar. Ndėrtimi i punimeve civile do tė jetė nga Bashkia, ndėrsa operimi i tij ėshtė i hapur pėr formulė koncensionare.

-Ndėrtimi besoj se ėshtė mė i rėndėsishmi. I keni lekėt?

Do t'i kemi.

-Ku?

Nė Shqipėri, ka rrugė tė ndėrtuara dhe qė po ndėrtohen, tė cilat po tė niseshim me pyetjen, ku do t'i gjeni lekėt? Nuk do tė ishin ndėrtuar kurrė, duke pėrfshirė kėtu edhe Rrugėn e "Kombit".

-Keni premtim nga zoti Berisha pėr financim nė kėto projekte?

Kam angazhimin e plotė tė institucionit qeverisės pėr tė mbėshtetur projektet e Bashkisė sė Tiranės. Kjo mbėshtetje do tė jetė parimore nė kuptimin qė do tė investohet nė ēdo projekt zhvillimor tė Tiranės siē ėshtė edhe trami i Tiranės.

-Tė transferosh Stacionin e Trenit, tė ndėrtosh tė gjitha kėto, ju mendoni se mund tė bėhen brenda njė mandati?

Jo. Unė besoj se Unaza e Madhe ėshtė njė projekt qė do tė kėrkojė mė shumė se njė mandat. Sikundėr besoj qė Stacioni i Trenit do tė jetė njė projekt me njė jetėgjatėsi 10-15 vjeēare i pėrkohshėm para se tė vendoset konfigurimi i hyrje-daljeve tė qytetit, i cili me siguri do tė kėrkojė njė terminal tjetėr, njė terminal tė lindjes, por njė projekt 10-15-vjeēar i vendosur nė njollėn qė sapo pėrmenda do tė zgjidhė disa probleme njėherėsh. Sė pari, do tė zgjidhė problemin akut tė interurbanėve, tė autobuzėve apo furgonėve qė pėrplasen lagjeve tė Tiranės e bllokojnė trafikun.

-Pra nuk do tė lejohen tė hyjnė nė qytet?

Mendoj, qė ėshtė mė mirė ta themi nė kuptimin pozitiv. Kėto mjete transporti publike qė vijnė nga qytete tė tjera do tė kenė mė nė fund hapėsirėn ku mund tė zhvillojnė shėrbimin e tyre, dhe kjo hapėsirė do tė jetė vendi, ku shėrbimi do tė vazhdojė nėpėrmjet mjeteve tė transportit publik tė Bashkisė sė Tiranės nė territorin e Bashkisė sė Tiranės siē ndodh kudo nė qytetet europiane.

-Te ky terminal do tė grumbullohen tė gjitha lėvizjet e Tiranės, pėrfshirė transportin e Juglindjes?

Ky investim do tė shfryjė momentalisht nevojėn pėr tė akomoduar mjetet qė vijnė nga Perėndimi, Veriu dhe Jugu, ndėrkohė qė do tė krijohen mundėsi tė tjera me terminale apo pikė hyrje tė tjera nė qytet dhe po diskutohet njė pikė hyrje tjetėr nga Veriu, por nuk bėhet fjalė pėr njė plan afatgjatė, por ne nuk mund tė ngelim peng i dėshirave tona afatgjata pėr tė moszgjidhur problemet e sotme tė qytetarėve. Pikėrisht plani qė po vemė nė lėvizje do tė zgjidhė problemin akut qė qytetarėt kanė sot pėr tė hyrė e pėr tė dalė nga tre drejtimet kryesore, do tė krijojė mundėsinė pėr krijimin e dy projekteve tė tjera tė rėndėsishme, bulevardit dhe tramit. Nė tė njėjtėn kohė, nuk pengon nė asnjė formė dhe mėnyrė vizionin tonė pėr t'i dhėnė njė zgjidhje afatgjatė problemit, ku do tė shihet edhe studimi i aksit tė hyrjes nga Veriu.

-Pėrse do tė bėni njė terminal tė pėrkohshėm me njė ide 10-15-vjeēare dhe jo njė terminal permanent?

Unė thashė qė, terminali i propozuar do tė shėrbejė pėr 10-15 vitet e ardhshme, por ky terminal nuk ka pse tė paragjykohet. Kėtu mund tė projektohet njė projekt 50-vjeēar, ama kėtė nuk mund ta paragjykojmė nė kėtė moment. Kjo do tė vendoset kur plani i plotė urbanistik i Tiranės dhe nė veēanti plani i infrastukturės sė Tiranės tė na japė pėrgjigjet pėr pyetjet qė ne shkėmbejmė.

-Aksi i ri i Bulevardit do tė parashikojė ndėrtime moderne?

Ky do tė jetė objekt i njė studimi. Mua mė pėlqen edhe arkitektuara tradicionale edhe ajo moderne, e rėndėsishme ėshtė qė tė jetė ndėrtesa e duhur nė vendin e duhur dhe kjo mund tė arrihet nėpėrmjet angazhimit tė inxhinierėve mė tė mirė, nė mėnyrė transparente dhe jo klienteliste.

-Do tė jenė ndėrtime publike nė tė dy anėt e bulevardit apo do t'i lejohet hapėsira biznesit?

Tė dyja. Nė detyrėn e re tė projektimit, kemi parashikuar Pallatin e ri tė Drejtėsisė, kemi parashikuar njė holl koncertesh multifunksionalitet edhe pėr operėn edhe pėr sinfoninė edhe pėr koncerte tė tjera pop rock. Po kėshtu, kemi parashikuar njė ndėrtesė me funksione publike, e cila mund tė luajė rolin e njė ministrie apo Bashkisė sė Tiranės, kemi parashikuar njė Galeri Artesh dhe kemi lėnė vend edhe pėr zhvillime tė tjera qė mund tė jenė administrative kulturore, por edhe sportive nė natyrė. Dhe me gjithė kėto kemi hapėsira edhe pėr sektorin privat, qoftė pėr hapėsira rezidenciale.

-Pse nuk lini njė vend pėr Parlamentin e ri?

Sepse ka njė vendim nė fuqi, tė cilin unė jam i detyruar ta respektoj.

-Qė ju pėlqen apo jo?

Mendimet e mia pėr kėtė unė i kam shprehur qartė, po kėshtu kam shprehur qartė edhe pikėpamjen time, se nuk ka gjė mė tė dėmshme se sa tė shprehesh apo tė ngrihesh kundėr parametrave tė shtetit ligjor, kur je kryetar i Bashkisė sė kryeqytetit.

-Parku i Paskuqanit qė parashikuat do tė jetė nėn juridiksionin tuaj apo do tė mbetet jashtė vijės sė verdhė tė Tiranės?

Unė i kam kėrkuar Kryeministrit Berisha sot, me njė letėr transferimin e kėtij rezervuari dhe territorit shoqėrues dhe disa pronave tė tjera, aktualisht jo nėn administrimin territorial tė Bashkisė sė Tiranės tė kalojnė nė administrimin joterritorial tė Bashkisė sė Tiranės. Pra, aty ku territori i pronės ėshtė jashtė administrimit tė Bashkisė sė Tiranės, ne kėrkojmė administrimin e kėtyre pronave, po natyrisht sipas ligjeve nė fuqi. Kjo pronė, sot ndodhet nė administrimin e Komunės tė Paskuqanit, por ne kėrkojmė administrimin joterritorial tė kėsaj zone, tė cilėn dėshirojmė ta kthejmė nė njė park tė gjelbėrt pėr qytetarėt e Tiranės dhe tė Paskuqanit.

-A do tė kandidoni ju pėr nėnkryetar ose Sekretar tė Pėrgjithshėm tė PD, nisur nga fakti qė nė votimin e fundit pėr Kryesinė e Partisė ju ishit numri njė i listės, pra njeriu qė kishit marrė mė shumė vota?

Unė jam i vendosur tė fokusohem plotėsisht siē kam premtuar gjatė fushatės elektorale, qė ēdo minutė tė kohės time tė pėrkushtohem tek kjo betejė e imja pėr njė qytet mė tė mirė, qė ėshtė beteja e ēdo qytetari tė Tiranės. Nė kuadėr as nuk do tė garoj as nuk do tė pranoj tė kandidoj pėr asnjė nga pozicionet drejtuese nė Partinė Demokratike.

-Keni vendosur tė mos garoni pėr asnjė nga postet drejtuese nė PD?

Pikėrisht.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://newballkan.albanianforum.net
 
Bulevard i ri dhe shesh i gjelbėrt
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: