NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

     

     20 vjet marrėdhėnie diplomatike dhe 89 vjet miqėsi SHBA-Shqipėri. Rihapja e ambasadės amerikane mė 2 tetor ’91, ngjarje me rėndėsi kombėtare

    Shko poshtė 
    AutoriMesazh
    Aresi
    Newballkan
    Newballkan
    Aresi


    Numri i postimeve : 651
    Join date : 28/02/2008

    20 vjet marrėdhėnie diplomatike dhe 89 vjet miqėsi SHBA-Shqipėri. Rihapja e ambasadės amerikane mė 2 tetor ’91, ngjarje me rėndėsi kombėtare  Empty
    MesazhTitulli: 20 vjet marrėdhėnie diplomatike dhe 89 vjet miqėsi SHBA-Shqipėri. Rihapja e ambasadės amerikane mė 2 tetor ’91, ngjarje me rėndėsi kombėtare    20 vjet marrėdhėnie diplomatike dhe 89 vjet miqėsi SHBA-Shqipėri. Rihapja e ambasadės amerikane mė 2 tetor ’91, ngjarje me rėndėsi kombėtare  EmptySun Oct 02, 2011 12:19 pm

    Arvizu: Mirėnjohje pėr shqiptarėt, pranuan vlerat amerikane nė Shqipėri. Basha: Mirėnjohje SHBA-sė pėr Shqipėrinė nė NATO dhe Pavarėsinė e Kosovės

    Ambasada e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės kremton sot 20 vjetorin e rihapjes sė saj nė Tiranė. Me kėtė rast ambasada amerikane ka nisur festimet nė rrugėn “Murat Toptani”, festime kėto qė do tė zgjasin pėr disa orė, ku do tė ketė disa aktivitete. Nė fjalėn e tij nė ēelje tė kėtyre festimeve, ambasadori i SHBA-sė nė Tiranė Aleksandėr Arvizu ka falenderuar tė gjithė shqiptarėt tė cilėt gjatė kėtyre 20 viteve i kanė konsideruar amerikanėt si miqtė e tyre. “20 vite mė parė u shėnua njė risi pėr kėtė vend. 20 vite mė parė u shėnua njė nisje tė re pėr SHBA-tė nė Tiranė. Nė kėto 20 vite na keni sjellė nė zemra, nė shtėpi, nė zyra dhe na keni lejuar qė tė behemi pjesė e arrijeve tuaja tė mrekullueshme tė kėtyre 20 viteve. Na keni lejuar qė tė behemi pjesė e juaja, tė sė shkuarės, tė tashmes dhe tė ardhmes, ndėrsa ju punoni pėr tė krijuar njė tė ardhme mė tė mirė pėr Shqipėrinė”- u shpreh ambasadori Arvizu.
    Pasi falenderoi bashkinė e Tiranės dhe policinė e shtetit pėr bashkėpunimin, ambasadori Arvizu ftoi qytetarėt tė bėhen pjesė e kėtyre festimeve nė panairin amerikan nė Tiranė dhe tė dėfrehen me minikopshtin zoologjik, lodrat pėr fėmijė e tė rritur dhe bandėn shqiptare e njė amerikane qė do performojnė me rastin e kėtij pėrvjetori tė vecantė tė marrdhėnieve Shqipėri-SHBA.
    Nga ana e tij, kryetari i bashkisė sė Tiranės Lulzim Basha theksoi se pėr qytetarėt e Tiranės dhe pėr shqiptarėt anembanė rihapja 20 vite mė parė e ambasadės amerikane pėrbėn njė ngjarje tė madhe me rėndėsi kombėtare. “Kremtimi sot i marrėdhėnieve diplomatike mes SHBA-sė dhe Shqipėrisė ka njė domethėnie tė madhe pasi 20 vite mė parė mbi 300 mijė shqiptarė u derdhėn rrugėve tė Tiranės pėr dėgjuar mesazhin e ish-Sekretarit amerikan tė Shtetit, James A. Beker qė liria jep rezultat. Ky mesazh nuk erdhi pėr surprizė sepse pėr ne Amerika do tė mbetet mė shumė se njė komb, ėshtė njė ide e madhe”- ka theksuar Basha. “Ideja e madhe ėshtė se liria ėshtė e mundur dhe se njėrėzit janė krijuar pėr tė qėnė tė lirė se vetėm nė liri njeriu mund tė realizojė potencialin e tij tė plotė. Ideja ėshtė se demokracia jep rezultat dhe zėri i qytetarėve duhet tė jetė pjesė e qeverisjes”- ka theksuar kryebashkiaku.
    Sipas Bashės, shqiptarėt kanė shumė arsye pėr t’i shprehur mirėnjohjen SHBA-sė dhe kjo pėr pavarėsinė e Kosovės, dhe pėr mbėshtetjen e fuqishme qė ajo ka bėrė pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO. “Miqėsia me SHBA-nė na bėn krenar. Ne nuk mund tė kėrkonin njė mik mė tė mirė se Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe unė nė cilėsinė e kryetarit tė bashkisė sė Tiranės do tė bėjė gjithēka qė kjo miqėsi tė rritet dhe tė konsolidohet”- ka shtuar Basha.
    Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kanė rivendosur marrėdhėniet diplomatike me Shqipėrinė nė mars tė 1991, ndėrsa ambasada ka nisur punėn nė 2 tetor.

    89 vjet miqėsi SHBA-Shqipėri

    Marrėdhėniet dipllomatike mes Shqipėrisė dhe Amerikės e kanė pikėnisjen mė 28 korrik tė vitit 1922, kur ende shteti shqiptar sapo kishte rikonfirmuar pavarėsinė.
    Vendimi pėr lidhjen e marrėdhėnieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės ka ardhur natyrshėm pas vetos qė presidenti amerikan Thomas Woodrow Wilson vuri nė konferencėn e Paqes nė Paris duke i rikthyer pavarėsinė Shqipėrisė.
    Presidenti pasardhės i Wilson-it, Warren Harding, emėroi si ambasador tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė Tiranė, Ulysses Grant Smith, i cili e nisi misionin dipllomatik mė 4 Dhjetor 1922.
    Njė diplomat qė jo thjesht vuri gurin e parė kilometrik nė njė rrugė tė gjatė tė marrėdhėnieve, por qė ishte njėkohėsisht i pari qė ndriēoi shtetin amerikan se ēfarė ishte Shqipėria, ēfarė ishin shqiptarėt dhe si mund ta ndihmonte Amerika Shqipėrinė.
    “Ky vend ėshtė shumė i varfėr, njerėzit nė pėrgjithėsi janė tė pashkolluar dhe tė paushqyer, por ēuditėrisht pėrpara meje ndodhet kryeministri Fan Noli, i cili flet njė anglishte harvardiane shumė mė tė mirė nga mua. Dhe unė ndjehem keq pėrpara tij”- shkruan Smith nė kujtimet pėr punėn si ambasador nė vendin tonė.
    Deri nė vitin 1939 Shqipėria ishte thjesht njė komb i preferuar pėr SHBA-nė aq sa dhjetra amerikanė vėrshuan nė vendin tonė jo vetėm si diplomatė, por edhe si biznesmenė, themelues shkollash e deri nė investitorė ekspeditash pėr tė zbuluar pasuritė e nėntokės sonė.
    Kjo do tė vazhdonte deri nė vitin 1939 kur Shqipėria e humbi pavarėsinė e saj pas pushtimit tė vendit nga Italia dhe largimit tė Zogut nga vendi.
    Ambasadori amerikan nė atė kohė nė Tiranė, Hugh Grant, i ofroi tre pasaporta amerikane Zogut: njė pėr vete, njė pėr mbretėreshėn Geraldinė dhe njė pėr Lekėn e sapolindur, tė cilat u refuzuan nga ai.
    Ambasada amerikane nė Tiranė u mbyll zyrtarisht nė 16 shtator 1939, ndėrsa diplomati Grant u largua mė 27 Shtator.
    Me ardhjen e komunistėve nė pushtet, pėr 52 vjet asnjė diplomat amerikan dhe shqiptar nuk vuri kėmbė nė Shqipėri dhe nė SHBA.
    Sistemi i Enver Hoxhės e shpalli Amerikėn armikun numėr njė tė popullit shqiptar dhe shtetin amerikan e cilėsoi si xhandarin e botės.
    Mė 15 mars tė vitit 1991 kėto marrėdhėnie u rithyen. William Rajerson do tė bėhej ambasadori i parė amerikan pas rivendosjes sė kėtyre marrėdhėnieve.
    Vetėm 3 muaj pasi ishte rihapur ambasada mė 21 qershor 1991 sekretari amerikan i shtetit James Baker do tė vizitonte Tiranėn. Me mijėra shqiptarė mbushėn sheshin Skėndėrbej duke i rezervuar njė pritje madhėshtore, e ngulitur nė memorien e tė gjithėve.
    Marrėdhėniet shqiptaro-amerikane do ta shėnonin kulmin e tyre me vizitėn historike tė Presidentit George W Bush mė 10 Qershor 2007, e para e njė presidenti amerikan nė Shqipėri. Pamjet e qytetarėve tė Fushė-Krujės duke u shtyrė pėr tė pėrqafuar presidentin Bush, i cili pėrballė entuziazmit tė qytetarėve theu rregullat e sigurisė, do tė ktheheshin nė lajmin kryesor tė televizioneve amerikane.
    Sot, kur festohet 20 vjetori i rivendosjes sė marrėdhėnieve dipllomatike Shqipėri-SHBA, marrėdhėniet me SHBA janė mė tė mirat e mundshme qė Shqipėria ka me njė shtet, por nga ana tjetėr janė kėto marrėdhėnie qė i kanė dhėnė njė dimension tjetėr kombit shqiptar nė botė.
    Dipllomati Roland Bimo ishte ambasadori i parė shqiptar nė SHBA pas rivendosjes sė marrėdhėnieve thotė qė janė njė sėrė aryest pėr nivelin e tyre.
    “Unė kam patur fatin dhe nderin qė tė shėrbej si ambasadori i parė shqiptar nė SHBA pas rivendosjes sė marrėdhėnieve dipllomatike. Janė marrėdhėnie tė bazuara nė vlera tė pėrbashkėta, nė avancimin e demokracisė dhe histori”- shprehet Bimo.
    Ndihma nė demokratizimin e vendit tonė, por edhe zgjidhja e ēėshtjes sė Kosovės i dedikohen mė sė shumti politikės amerikane dhe natyrisht marrėdhėnieve diplomatike me Shqipėrinė.
    Njė politikė dhe njė marrėdhėnie qė nė 22 shtator 2011 mbushi 89 vjet. Mes Shqipėrisė dhe SHBA nė momentin dhe nė rastin mė tė keq, ne shqiptarėt i quanim amerikanėt armiqtė numėr njė nė botė dhe nė mė tė mirin, jemi cilėsuar si populli mė proamerikan nė botė.
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    https://newballkan.albanianforum.net
     
    20 vjet marrėdhėnie diplomatike dhe 89 vjet miqėsi SHBA-Shqipėri. Rihapja e ambasadės amerikane mė 2 tetor ’91, ngjarje me rėndėsi kombėtare
    Mbrapsht nė krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -
    » 17 vjet nga 2 Prilli i vitit 1991

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
    NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Historia e Shqiperise dhe ajo Boterore-
    Kėrce tek: