NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

     

     Deputeti Sulaj godet me grusht Karcev

    Shko poshtė 
    AutoriMesazh
    Aresi
    Newballkan
    Newballkan
    Aresi


    Numri i postimeve : 651
    Join date : 28/02/2008

    Deputeti Sulaj godet me grusht Karcev Empty
    MesazhTitulli: Deputeti Sulaj godet me grusht Karcev   Deputeti Sulaj godet me grusht Karcev EmptySat Mar 08, 2008 8:55 pm

    Deputeti Sulaj godet me grusht Karcev




    Elbasani - Shkumbini 1-0

    Shenues: Arb. Nuhiu 19'

    Futbolli serish njolloset ne "Ruzhdi Bizhuta" dhe cuditerisht protagonistet jane po ata, Elbasani e Shkumbini dhe tifozet qe i ndjekin pas keto dy skuadra. Madje, iniciator ka qene serish deputeti Dash Sulaj, i cili ne syte e gjithe stadiumit nuk ka ngurruar te godase me grusht maqedonasin Nikolla Karcev, autori i golit te trete ne ndeshjen e kthimit te Kupes se Shqiperise, qe solli edhe eliminimin e Shkumbinit. Karcev, i skualifikuar pasi ka mbushur numrin e kartoneve te verdhe, gjendej gjithashtu ne tribunen VIP. Gjithcka ka nisur ne perfundim te takimit, kur Elbasani pershendeste tifozerine e tij per triumfin. Deputeti Sulaj, dukshem i merzitur, pasi ka zbritur ne dhomat e zhveshjes, eshte gjendur perballe lojtarit maqedonas dhe ka nisur ta shaje ate. Karcev, qe ka kuptuar se po ofendohej, ia ka kthyer me te njejten monedhe. Gjithcka ka ndodhur ne sy te gazetareve, te cilet jane befasuar nga ky veprim i deputetit Sulaj. Nderkaq, ka nisur protesta e tifozeve verdheblu, qe kane share ne kor deputetin Sulaj, por edhe ky i fundit nuk ua ka lene aspak manget. Takimi ne pergjithesi ka qene nen nivelin mesatar, edhe pse dy skuadrat kane shume arsye per t'u urryer. Nje gol i pjeses se pare i vulosur nga Arben Nuhiu, ka sjelle fitoren verdheblu, e cila e ka ngjitur Elbasanin ne kuoten e 36 pikeve.

    Sulaj: Me Karcevin vetem kam debatuar

    I gjendur perballe nje akuze te forte si goditja me grusht e nje lojtari, deputeti dhe kryetifozi i Shkumbinit, Dash Sulaj, e ka mohuar kategorikisht ndodhine, madje ai kembengul se takimi i tij me Nikolla Karcev nuk ka qene ashtu sic deklarohet, por vetem nje shkembim batutash. Per "KJ", ai ka dhene kete prononcim: "Nuk e kuptoj perse duhet te transformohet ngjarja keshtu. Une nuk e kam goditur aspak lojtarin e Elbasanit dhe nuk kisha arsye perse ta beja. Atij i kam kerkuar llogari vetem per golin qe na shenoi ne Kupen e Shqiperise dhe qe solli skualifikimin e Shkumbinit", tregon deputeti Sulaj. Me pas, ai shtjellon me shume ate qe ka ndodhur. Sipas Sulajt, ai i ka kerkuar llogari Nikolla Karcevit per gjestin qe kishte bere pas shenimit te golit dhe asgje me teper. "Ishte gjesti qe me beri lojtari pas shenimit te golit qe me nervozoi. Me te nuk kisha asgje, madje as nuk e kam share e ofenduar. Thjesht, i kam thene: "po ti mua ma ben ate gjest?". Nuk e di se kush ju ka informuar per kete ndodhi, por une dua t'i sqaroj te gjithe se mes meje dhe lojtarit te Elbasanit nuk ka ndodhur asgje, ndaj nuk e kuptoj perse kerkohet te sajohet gjithe kjo histori", perfundon deputeti Sulaj deklaraten e tij.
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    https://newballkan.albanianforum.net
     
    Deputeti Sulaj godet me grusht Karcev
    Mbrapsht nė krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
    NEWBALLKAN :: ARTI DHE SPORTI :: Sporti-
    Kėrce tek: