NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

 

 Partia e Pallateve dikur ishte PS

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi


Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

Partia e Pallateve dikur ishte PS Empty
MesazhTitulli: Partia e Pallateve dikur ishte PS   Partia e Pallateve dikur ishte PS EmptySat Dec 19, 2009 8:47 am

Partia e Pallateve dikur ishte PS

Basir ĒOLLAKU

Pallatet tė marrin nė qafė, sidomos kur janė pėr t'u ndėrtuar, e aq mė tepėr nė Tiranė ku ēmimet e banesave janė mė tė shtrenjtat nė Shqipėri, lėre pastaj brenda unazės, apo nė qendėr kur shifrat dallojnė nga numri i madh i zerove, pėr tė mos llogaritur kėtu faktin kur je aksioner nė gjysmėn e godinave shumėkatėshe nė kryeqytet. Kjo druaj se ėshtė fatkeqėsia socialiste e Edi Ramės, qė shtruar udhėn pa krye pėr Partinė Socialiste thjesht se nuk mundet tė lėshojė ortakėt e ndėrtimit qė i kanė dhėnė jo pak kontribut nė zhvillimet e shumta elektorale, qė ai ka pėrballur nė kėtė dekadė. Frika qė i ka zėnė nga paligjshmėria e punėve tė vjetra e tė reja tė bėra nė mėnyrė e vulė bashkiake, tė cilėn Rama e mban ndoshta nė selinė e PS, apo e merr me vete nė protesta, e kanė ndėrruar situatėn dhe kanė detyruar ndėrtuesit e "hekurt" tė marrin masa. Masa qė konkretizohen me punė tė parė, Pushtimin e Partisė Socialiste. Ky ka qenė hapi politik i ndėrmjetėm i njė oligarkie financiare qė ēuditėrisht nxjerr zėdhėnės strukturat e partisė, njerėzit politik tė karrierės qė ndjehen jo pak ngushtė nga pėrdorja e pavend e kryetarit dhe prodhuesve apo pronarėve tė shumėkatėsheve, qė flasin pėr shėrbimet e ndėrtimit qė kryejnė kompanitė e tyre, duke ia tjetėrsuar imazhin forcės mė tė madhe tė opozitės. Bojkoti rozė ėshtė qortuar pafundėsisht nga zyrtarė tė lartė tė Brukselit, ambasadorėt nuk kanė reshtur nė refrenin e tyre njėqėllimsh qė Partia Socialiste tė hyjė nė Parlament ku tė zhvillojė debatin, por dhe tė kontribuojė pėr bėrjen e reformave.

Edhe dje, Bashkimi Europian nėpėrmjet ambasadorit tė Komisionit Europian, Helmut Lohan, gjatė dorėzimit tė pyetėsorit ripėrsėriti thirrjen pėr dialog politik brenda institucionit tė Parlamentit-BE, lidhur me proceset integruese tė vendit. Lohan tha se, "Pyetėsori ėshtė njė hap historik nė marrėdhėniet Shqipėri-BE dhe ky ėshtė tregues i seriozitetit njė etapė e re kjo tepėr e rėndėsishme. Vendi pėr debatin politik ėshtė brenda nė Parlament… "Por veshėt e majtė nuk e kanė ngenė tė dialogojnė dhe dėgjojnė ca porosi jo fort indiferente tė partnerėve qė pėr tė bėrė funksionale axhendėn e tyre me Shqipėrinė kėrkojnė plotėsimin e Parlamentit me deputetė qė janė zgjedhur mė 28 qershor. Nė gjykimin tim, ambasadorėt e vendeve aleate qė gjenden nė detyrėn e tyre fisnike nė vendin tonė, nuk janė krejt tė mirėinformuar pėr atė qė po konsumon opozita nė sjelljen e saj, jo vetėm tė protestave, por edhe mbrojtjen qė dėshiron t'i bėjė biznesit tė pallateve nė radhė tė parė, e mė pas tė tjera sipėrmarrje qė kanė hall tė madh me ligjin.

Partia Socialiste ka zhvilluar njė mbledhje tė posaēme tė Asamblesė Kombėtare dje, ku ėshtė miratuar njė rezolutė qė synon tė minimizojė krizėn ekonomike dhe financiare tė vendit, duke bėrė qė deputetėt socialist tė mėsohen me konsum tė mandatit nė lokal "Xibraku". Nuk ėshtė e vėshtirė tė shohėsh se, mitingjet po katandisen nė mbledhje bashkie nė shesh ku marrin pjesė kryetari me gjithė punonjėsit, e jo mė nė njė reagim qytetar pėr njė kauzė anonime dhe inekzistente. Fotografia e takimit tė Asamblesė nuk po prodhon mė tė reja, por po pėrforcon faktin se misionari Rama ia doli tė shpėrbėjė subjektin qė drejton dhe tua dorėzojė atė sipėrmarrėsve biznesmenė, duke ua marrė politikanėve qė renditen ku e ku mė poshtė pėr nga niveli i pasurisė krahasuar me tė rinjtė e shėndetshėm qė kanė zbritur nga prehri i Bashkisė sė Tiranės me vendime tė shumta pėrfitimi. Ajo qė pėrmendi dje Ylli Manjani pas mbledhjes sė Asamblesė Socialiste duhet thėnė se i kapėrcen kufijt e sė vėrtetės tė ngjarjeve qė zhvillohen nė PS, por lajmėron dhe pėr zyrtarizimin e kompanisė mė tė madhe tė ndėrtimit nė Shqipėri, qė ka pushtuar partinė mė tė madhe tė opozitės, Partinė Socialiste. Manjani tha se, Rama ua dha partinė bzinesmenėve qė janė deputetė dhe nuk ua kthen dot partinė biznesit nė atė pjesė qė i takon, duke dėshmuar pėr forcėn e parasė dhe jo tė mendimit, brenda socialistėve qė qėndrojnė protestave dhe nuk pranojnė kthimin nė Kuvend. Pikėrisht aty ku humbasin peshėn ndėrtuesit e biznesmenėt e partisė dhe e fitojnė ata qė janė profesionistė tė politikės nė kėtė parti, qė nė fakt identifikojnė dhe Partinė Socialiste. Papunėsia si pasojė e bojkotit, mosmarrja e pagės si deputet, mospėrfitimi financiar pėr shkak tė detyrės prej afro gjashtė muajsh nė Parlament, zyrtarisht dhe ligjėrisht i ka bėrė pjesėn mė tė madhe tė deputetėve tė Partisė Socialiste tė varfėr, familje me minimum jetik. Nga 64 mandate qė ka Partia Socialiste nuk di tė jenė tė 64 pronarė kompanish ndėrtimi, apo biznesmenė tė gjithė qė tė kenė kapitale dhe llogari bankare tė majme. Nėse do tė kėrkosh me emrat e deputetėve socialistė nė Qendrėn Kombėtare tė Regjistrimit tė Biznesve, nuk gjen nė masėn sė paku 70 pėrqind kompani qė janė pronė e tyre qė u prodhojnė mmirėqenie dhe se vrasin terezinė pėr para. E bėrė llogari shpejt dhe thjesht del se afro 50 deputetė e marrin rrogėn diku tjetėr, sepse pėrgjegjshmėria e tyre para familjeve ėshtė e padiskutueshme dhe nuk besoj se kanė shkuar aq larg sa tė bindin pėr arsye emocionale politike fėmijė apo prindėr se do tė rrinė pa kokėrr leku deri sa tė jetė Berisha nė pushtet. Kjo peshore e prishur ka forcuar dhe pėr shnumė arsye tė tjera takatin e pallateve nė Partinė Socialiste dhe rezistenca e befasishme qė bėhet pėr t'i mbrojtur ata nė njė mėnyrė fatkeqe bėhet pėr tė mbrojtur ndėr tė tjera dhe datėn e pagesave apo ata qė gjenden aty thjesht se janė donator tė pėrjetshėm e ndėrtues tė zellshėm. Po tė ishte ndryshe do tė ishin nė punėt e mėparshme aty ku eprorėt e tyre politikanė dikur janė jashtė Kuvendit, ndėrsa shoferėt, truprojat, sekretarėt, bahēevanėt janė konvertuar nė parlamentarė. Sepse diferencėn e bėn pallati shumėkatėsh nė zonėn e lakmuar. Ndaj jo me qejf them, se Partia e Pallateve, dikur ishte Partia Socialiste, nė kėtė kontekst ajo mund tė drejtohet nga njė misionar qė rezulton kryendėrtues i interesave tė tij, e pėr rrjedhojė prishės i interesave tė shoqėrisė qė jo vetėm pėrfaqėson. E, duke ia rikthyer kahun nė Parti Pallatesh, PP, kryebashkiaku Rama ka rikthyer jo vetėm emrin e saj tė vjetėr Partia e Punės, PP, qė bėnte vetėm bunkere e pallate, por dhe dėshtimin e paralajmėruar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://newballkan.albanianforum.net
 
Partia e Pallateve dikur ishte PS
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: