NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Big Brother

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi


Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

Big Brother Empty
MesazhTitulli: Big Brother   Big Brother EmptyWed May 07, 2008 4:23 am

Shkėlqimi: Nuk kam manipuluar askėnd

I eleminuari i radhes tregon aventurėn e tij brenda shtėpisė sė "Big Brother"


Shkėlqimin e takova nė njė nga kafet e "European Trade Center", ku gjenden edhe zyrat e Shoqatės sė Romėve tė Shqipėrisė, nė tė cilėn ai punon si sekretar i pėrgjithshėm. Ai ishte veshur si njė djalė i ri dhe kishte hedhur njė parfum tė shtrenjtė. Duket i relaksuar dhe tregon se ajo qė i intereson mė shumė pėr momentin ėshtė aktiviteti i tij privat dhe ai nė Shoqatėn e Romėve tė Shqipėrisė. Ai thotė se punon nė njė firmė ndėrtimi si kontraktues i klientėve dhe njėkohėsisht zotėron njė firmė tė riciklimit tė mbeturinave urbane. Shkėlqimi tregon se ka njė plan pėr ndryshimin e romėve qė aktualisht jetojnė nė Sharrė nėpėr baraka, pėr ta kthyer atė zonė nė njė vend tė mirėfilltė tė riciklimit tė mbeturinave.




Shkėlqim, me tė gjithė kėtė angazhim qė keni nė komunitetin rom, ndiheni mė shumė rom apo shqiptar?



Ndihem shqiptar, por edhe rom. Kontributi im te ky komunitet i mrekullueshėm njerėzish, por qė kanė mangėsi nė sistemin arsimor dhe shėndetėsor me tė gjitha tiparet qė vijnė nga kjo, mė bėn tė them se ndihem rom, pasi ata janė njerėz shumė tė mirė.



Kė keni rom, babain apo nėnėn?



Nuk kam asnjė. Nuk kam gjak rom, por them qė ndihem i tillė nga kontributi, sepse shqiptarėt dhe romėt janė njerėz, vetėm se kėta tė fundit janė tė diskriminuar dhe kanė nevojė pėr ndihmesė.



Si kanė qenė ditėt e para pasi keni dalė?



Unė e kam thėnė edhe brenda shtėpisė, se gjėja mė e shtrenjtė mė pret jashtė. Familjes time i kam kėrkuar falje qė i lashė pėr njė kohė aq tė gjatė dhe u kam premtuar se nuk do t‘i lė mė.



A ndiheni nė faj ndaj familjes qė jeni futur nė "Big Brother"?



Unė nė njė mėnyrė pashė egon time, edhe pse dėshira ime ėshtė qė fėmijėt e mi tė ndihen krenarė pėr mua dhe mesazhet e mia kanė qenė nga pozita e njė prindi fillimisht, pastaj nga pozitat e njė lojtari.



Ē‘doni tė thoni?



Dua tė them qė edhe nga pikėpamja e lojės, unė jam treguar pasionant dhe serioz. Mund tė them qė kam qenė mė shumė i vėrtetė se sa kam bėrė lojė.



Ju e keni pėrmendur shumė shpesh lojėn, si justifikim pėr veprimet tuaja brenda "Big Brother", pse thoni tani qė jeni treguar serioz. P.sh., marrim marrėdhėnien tuaj me Rominėn.



Unė Rominėn e lashė brenda dhe s‘kam gjėra pėr tė thėnė mbi tė personalisht. Romina ėshtė e mrekullueshme si fėmijė. Unė nuk kam sulmuar Rominėn, por mendjen e saj.



Kjo ėshtė loja?



Ishte Romina qė vinte tek unė dhe me tė kam marrė shumė role, atė tė prindit, tė mikut, tė shokut.



A kanė qenė ato qė prisnit, reagimet e publikut ndaj teje kur dolėt jashtė?



Tė jesh i izoluar brenda katėr mureve dhe nė momente tė caktuara ndihesh i detyruar tė bėsh disa gjėra. Qė nė fillim e kam menduar "Big Brother" si familje dhe i kam thėnė vetes se ti Ēimi duhet tė pėrshtatesh me kėto 14 tipe tė ndryshme. Tė tjerat nuk i kam nė dorė.




Pse mendoni se nė fillim u sulmuat aq shumė dhe pastaj pėr disa javė nė vazhdim nuk u nominuat mė?



Pati njė moment qė Ēimi i tha vetes se ti Ēimi duhet tė dėgjosh mė shumė dhe ky ēast ka ndodhur pas javės sė parė. Ēimi nuk ishte mėsuar me atė fjalor dhe ishte diēka qė stononte, por gjithsekush aty tregoi veten. Unė thashė, Ēim, ti duhet tė ndryshosh nė kėtė pozicion, po kurrė mos ta lėsh nė mes atė qė ke nisur.





Ola ishte njė person qė ty donte tė tė ballafaqonte, pse?



Unė nuk e kuptova asnjėherė mesazhin e Olės dhe mendoj se ajo kishte informacione mbi mua. Me tė ka qenė njė lojė nervash qė nė momentin e parė dhe mund tė them se mė kanė rėnė nė qafė dhe nuk e prisja qė ngjarjet tė rridhnin ashtu.



Ju po thoni qė ndryshuat kur erdhi Ola?


Ndryshoi pak drejtimi i kursit. Kuptova qė mund tė bėhej edhe kėshtu.



Si kėshtu?



Qė loja mund tė bėhej edhe me thashetheme. Duke sulmuar personalisht. Unė nuk e kisha menduar kėshtu dhe e pashė se ndodhka nė tė tillė formė.



Ēfarė ngjarje tjetėr ka qenė e spikatur pėr ju, qė ju ka ndryshuar brenda nė shtėpi?



Ėshtė pikėrisht momenti kur pashė se serioziteti im te Romina, nė rolin e shokut e tė mikut nuk u vlerėsua.



Por Romina e ka bėrė tė qartė se nuk e donte kėtė rol prej jush, pse menduat se ajo po kėrkonte diēka tė tillė nga ju?




Sepse kishte raste qė biseda delegohej nė formė tė tillė. Ajo vinte mė pyeste, si mendoja unė dhe kjo do tė thotė se ajo e kėrkonte kėtė rol nga unė. Kur dikush tė vjen me lot dhe tė pyet, tė thotė mė fal, si mund tė mendoja unė. Unė nuk kam pasur asgjė me Rominėn, unė e kam njohur mirė dhe nominimi i saj aktual tregon se ajo nuk ka ndryshuar.



Si e matni karakterin te dikush, me moshė, pėrvojė apo tituj?



Nuk ėshtė asnjėherė titulli ai qė tė bėn njeri, unė e mat me eksperiencėn e tė prekurit tė gjėrave me dorė, ėshtė ndryshe nga dituria e moshės.





Kam njė kuriozitet, pse banorėt (Visi, Ina dhe ju) shpreheni pėr veten tuaj, nė vetė tė tretė? Ju e shihni veten si personazh apo si person qė e ka jetuar?



Nė kėtė moment qė po flas unė jam Ēimi dhe nuk e shoh veten si personazh. Por nė pėrballje me kėtė eksperiencė flet personazhi, pasi unė jam pjesėtar i kėsaj loje.



Po ju ku jeni? Sepse personazhi dhe personi ndryshojnė.



Nė gjėrat qė them jam vetvetja, por nė lidhje me tė tjerėt jam personazh.



Atėherė, ēfarė do tė bėnte personazhi nė ndryshim nga Ēimi qė t‘i shkonte deri nė fund lojės?



Tani do tė tė flas si personazh, apo si unė?



Si tė doni.



Po flas me unė, por unė jam personazhi! Eksperienca ime nė "Big Brother" ishte e mrekullueshme, mėsova qė unė jam edhe 20 vjet mė i ri, mėsova qė di tė pėrshtatem dhe tė toleroj. Mėsova qė shumė gjėra nė marrėdhėnie nuk i dija. Por nuk jam i sigurt, sesa serioz kanė qenė tė tjerėt nė marrėdhėnie me mua.



Po thoni qė mendoni se tė tjerėt nuk kanė qenė aq tė vėrtetė sa ju?



Kėtė nuk e di, por pashė se duhet tė ndryshoja nė njė drejtim, qė tė isha mė tolerant.



A jeni dakord me shprehjen: qėllimi justifikon mjetin?



Qėllimi im ishte diēka tjetėr, jo pėr tė fituar. Edhe pse e kam thėnė se doja tė fitoja, qėllimi ishte tė bėja eksperiencė, tė njihja njerėz tė rinj dhe ia arrita.



Ēfarė ėshtė mė e rėndėsishme pėr ju nė lojė: integriteti, t‘i shkoni deri nė fund lojės, apo tė fitoni?



Pėr mua ishte qė tė shkoja deri nė fund tė lojės, fitoja apo s‘fitoja, nuk ishte nė dorėn time.



Pse mendoni se kohėt e fundit banorėt ndryshuan mendim radikalisht pėr ju, duke ju akuzuar se loja juaj bazohej te thashethemet dhe intrigat?



Personalisht nuk e kisha menduar se Ēimi e bazonte lojėn nė thashetheme. Nuk e di sesi e kanė menduar tė tjerėt, sepse pjesa qė akuzon kurrė nuk ka folur pėr veten.



Kėta banorė janė Olsi, Romina, Najada dhe Arbri, pėr ta po flisni?



Ata nuk kanė arritur tė mė gjykojnė mua nė shumė gjėra qė kam thėnė, gabim ose drejt.



Pse menduat qė u votuat nga publiku pėr tė dalė, nė krahasim me Olsin dhe Rominėn?



Nuk e di.



Kur thua qė banorėt nuk kanė arritur tė tė gjykojnė, mendoni qė as publiku nuk ka mundur tė shohė atė qė donit tė tregonit?



Nuk e di. Ėshtė mendimi dhe vota e tyre.





Nga fėmijėt, cila ishte mė e suksesshme, Besarta apo Romina?




Besarta. Unė e pata pranė brenda shtėpisė dhe ajo nė ēdo gjest e tregoi veten.



Tjetėr?



Olsin e thashė, aventurier.



Ēfarė dobie kishin "rrengjet" qė ju bėtė pėr lojėn dhe pėr jetėn brenda "Big Brother"? P.sh., pėr rastin e Rominės, ēfarė shėrbeu vėnia e saj nė lojė?



Romina e dinte shumė mirė se ajo ishte lojė dhe nuk ra brenda. Ajo ishte pjesė e lojės dhe nuk u lėndua prej saj.



Po nė lidhje me Olėn dhe Ildėn? A keni pasur njė moment paraditen e asaj dite, qė ti, Olsi, Najada bėtė njė plan pėr t‘i bėrė ato tė ziheshin, dhe ashtu ndodhi.



Unė desha ta mbroja Ildėn dhe i thashė Olės se ato fjalė ajo duhet t‘ia thoshte nė sy Ildės. Unė personalisht i thashė Olės se ajo duhet t‘ia thotė Ildės diēka tė tillė, ndryshe do t‘ia thosha unė. Dhe kur unė ia thashė Ildės, nuk mendoja qė ato do tė ziheshin.



Ju po thoni qė keni bėrė ēdo gjė pėr ta shmangur atė konflikt?



Po.



Ēfarė mendoni se donte t‘ju thoshte Arbri javėn e fundit, kur u shpreh se loja e banorėve ishte e kompromentuar?



Ata kishin diskutuar, Arbri, Olsi, Najada dhe Romina dhe kishin vendosur tė mė kundėrviheshin.



Unė po flas pėr ato qė ka thėnė vetėm Arbri.


Unė mund tė kem thėnė shumė gjėra, si ai thashethemi qė nxori Romina, por unė kėtė nuk e mbaj mend, edhe pse tė tjerėt mė thonė se unė e kam thėnė. Unė di se Arbri nuk kishte nga t‘i dinte gjėrat qė tha dhe nuk e kuptoj se nga i erdhėn.



Ju po thoni qė Arbri ėshtė nėn influencėn e Olsit, Najadės dhe Rominės?



Arbri nuk e ka aq hapėsirė pėr tė gjykuar lojėn vetė, pasi deri tani ai ka ndenjur nė hije dhe ėshtė gjykuar nga tė tjerėt pėr kėtė lloj sjelljeje. Arbri ėshtė totalisht jashtė shtėpisė, edhe pse unė e kam ngacmuar, duke debatuar pėr tema dhe debate qė i nisja. Shpesh i kam ngacmuar duke folur kot dhe asnjėri nga ata nuk i ka kapur lapsuset e mia.



A keni ndikuar ju te tė tjerėt aty brenda?




Unė kam komunikuar, por nuk i kam thėnė askujt se ēfarė duhet tė bėjė?



Pse keni ndryshuar mendim pėr Najadėn, se derisa keni qenė brenda nuk i keni thėnė asnjėherė njė gjė tė tillė?




Unė kam thėnė se Najada ėshtė e vėrtetė dhe nuk e kam gjykuar dhe s‘kam ndryshuar mendim pėr tė.



Ju po thoni se Najada ishte e vėrtetė, por ju e ngacmuat sėrish qė ajo t‘ju tregonte tė njėjtėn tė vėrtetė? Nuk doni tė mė thoni pse e ndryshuat mendimin pėr tė?



Unė s‘kam ndryshuar mendim pėr Najadėn, ajo ka ndryshuar mendim pėr mua. Kur del jashtė dhe dėgjon se ēfarė ėshtė thėnė, nuk mund tė mbash tė njėjtin qėndrim.



Ēfarė ka tė keqe tė jesh aventurier pėr njė komunitet?



Asgjė tė keqe dhe asgjė tė mirė. Por ka rregulla dhe nėse ato nuk respektohen, atėherė pse ka rregulla.



A mendoni se tani qė jeni i famshėm do tė jetė mė e lehtė tė arrini qėllimet qė keni pasur?



Unė nuk hyra nė "Big Brother" pėr t‘u bėrė i famshėm, por thjesht pėr tė pushuar. Ashtu i thashė edhe gruas sime, tė rri dy javė rehat.



Nga jashtė, dukeshit sikur harxhonit shumė energji aty brenda?



Asnjė ditė tė vetme nuk jam lodhur ose jam ndjerė keq. Unė kam bėrė sulmuesin, mesfushorin... ē‘tė bėja tjetėr...vetėm portierin.



E ēfarė ju ka mbetur pa dhėnė atėherė?




Shumė gjėra akoma. Unė mund tė them se nuk jam kundėrshtuar asnjėherė nė atė lojėn personale qė krijova.



Keni folur pėrherė pėr nivelin e njerėzve nė "Big Brother"? Ju po thoni qė do tė donit tė kishte pasur njė ballafaqim mė tė fortė?



Unė e kam kėrkuar vazhdimisht njė gjė tė tillė.



Cili mendoni se do ta fitojė?



Romina.



Cili mendoni se duhet ta fitojė?



Romina..



Cilin pėlqenit mė shumė nga banorėt e shtėpisė sė "Big Brother"?



Visin. Sepse askush nuk e njohu deri nė fund. Tek ai gjeta njė njeri qė i ndante mendimet e mia, ashtu si i konceptoja edhe unė.



Po thoni qė ju dhe Visi jeni shpirtra binjakė?



Mendoj se nė njė mėnyrė ajo mendja ime gėrshetohej me atė tė Visit.



Pėr Visin kanė thėnė se ai u bė vegla juaj dhe se ti e karikoje kundėr Rominės. Ėshtė e vėrtetė?



Absolutisht jo.



Cili ka qenė ai qė e keni pėlqyer mė pak?



Giti. Sepse ishte dy Gita. Ajo kishte petkun e murgeshės, por ajo nuk ishte e njėjta natėn.



Nė njė garė, ku ēmimi pėr t‘u fituar ėshtė 50 mijė euro, sa i sinqertė ju lejohet tė jeni nė lojėn qė bėni?



Kėtė nuk e kam kuptuar asnjėherė.



A nuk ka qenė kjo edhe njė nga gjėrat qė keni kuptuar brenda nė "Big Brother"?



Unė kuptova se kur bėhej fjalė pėr para, doli shprehja "unė jam pa sedėr".



Cili ėshtė kuptimi i kėsaj shprehjeje, qė mund tė bėsh ēdo gjė pėr para?



Qė mund tė bėsh ēdo gjė pėr tė fituar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://newballkan.albanianforum.net
 
Big Brother
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: BISEDA DHE DISKUTIME :: Diskutime pa Kufi-
Kėrce tek: