NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

     

     Pango: Neni 53 i statutit tė Federatės, do tė ndryshojė

    Shko poshtė 
    AutoriMesazh
    Aresi
    Newballkan
    Newballkan
    Aresi


    Numri i postimeve : 651
    Join date : 28/02/2008

    Pango: Neni 53 i statutit tė Federatės, do tė ndryshojė Empty
    MesazhTitulli: Pango: Neni 53 i statutit tė Federatės, do tė ndryshojė   Pango: Neni 53 i statutit tė Federatės, do tė ndryshojė EmptyThu Apr 17, 2008 5:00 pm

    Pango: Neni 53 i statutit tė Federatės, do tė ndryshojė

    Ministri i Turizmit nėnshkruan statutin e FSHF-sė


    Ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Ylli Pango dhe Presidenti i Federatės Shqiptare tė Futbollit, Armando Duka ranė dakord dje pėr hapjen e bisedimeve pėr zgjidhjen e probleme qė kanė ngurtėsuar kohėt e fundit marrėdhėniet mes dy institucioneve nė fjalė. Gjatė njė takimi qė ata kanė zhvilluar dje, ėshtė firmosur statuti i Federatės Shqiptare tė Futbollit me shtetin. Gjatė takimit institucional, tė iniciuar nga Kreu i shtetit, u diskutua rreth pezullimit tė ekipeve tona kombėtare tė futbollit nga veprimtaritė ndėrkombėtare sportive dhe gjetjes sė njė zgjidhjeje pėrfundimtare tė kėsaj ēėshtjeje tepėr shqetėsuese dhe me njė ndjeshmėri tė jashtėzakonshme kombėtare. Nga ana e tij, Presidenti Topi shprehu mbėshtetjen dhe gatishmėrinė e plotė institucionale pėr tė inkurajuar kėtė proces brenda kompetencave ligjore dhe kushtetuese dhe pėr tė shėrbyer si katalizator pėr zgjidhjen e menjėhershme tė kėsaj ēėshtjeje, duke gjetur mirėkuptimin dhe gatishmėrinė e palėve pėr arritjen e njė kompromisi dhe zgjidhjeje ligjore dhe afatgjatė. Pas takimit me presidetin Topi dhe kreun e FSHF-sė, Duka, ministri Pango nė njė prononocim pėr median tha se ka vendosur tė firmosė statutin e FSHF-sė duke pėrjashtuar nenin 53."Ėshtė vendosur ajo qė kisha propozuar mė parė, qė tė firmosej statuti i FSHF-sė pa nenin 53, sepse ishte njė nen absurd dhe i pabazuar nė ligjin shqiptar. Pasi kemi biseduar edhe nė prani tė presidentit Topi kemi vendosur tė miratojmė propozimin e FIFA-s. Neni 53 do tė ngrijė, do tė firmoset statuti pa kėtė nen, dhe FIFA dhe UEFA do tė heqin pezullimin", theksoi ministri Pango. Ai theksoi se neni i cili ka bėrė qė federata tė ketė konflikt tė hapur me ministrinė, do tė rishikohet. "Neni 53 i statutit thotė se FSHF-ja dhe anėtarėt e tij, janė pronarė tė tė gjitha tė drejtave qė dalin nga garat dhe ngjarjet e tjera qė vijnė nga juridiksioni respektiv i tyre, pa asnjė kufizim nė pėrmbajtje, kohe, vend dhe ligje. Pėr nenin 53 ka ardhur dhe njė vendim nga organizmi mė i madh i futbollit, qė detyron federatėn ta ngrijė kėtė nen deri nė Asamblenė e jashtėzakondėshme tė muajit Maj", tha mė tej ministri i Turizmit. Ai theksoi se pikėrisht konflikti pėr kėtė nen dhe mos tolerimi dhe papėrgjegjshmėria e Federatės Shqipėtare tė Futbollit, solli dhe pėrjashtimin e sportit mė popullor nė Shqipėri nga organizmat ndėrkombėtar FIFA-s dhe UEFA-s. Sipas ministrit, me ngrirjen e kėtij neni, tė dyja palėt do tė angazhohen duke ngritur dhe grupe pune pėr tė hartuar njė nen tė ri qė tė jetė i pranueshėm. Neni i ri qė pritet tė hartohet nga grupet e punės, do tė miratohet nė asamblenė e radhės dhe mė pas do tė firmoset nga ministri Pango. Pas kėtij akordi tė arritur nga ministria dhe federata, Shqipėrisė pritet t`i hiqet pezullimi qė iu ėshtė bėrė nga organizmi mė i madh qeveritar i futbollit, FIFA.


    Historia e konfliktit ndėrmjet federatės dhe ministrisė


    Konflikti tre vjeēar midis ministrisė sė Kulturės Turizmit Rinisė dhe Sporteve, ėshtė drejtė zgjidhjes. Kjo ka ardhur dhe nga detyrimi qė FIFA i ka bėrė fedetarės qė tė merrte me pėrparėsi sugjerimet e ministrisė dhe jo tė ironizonte me to. Nga dyshimet e para nga ministria pėr keqmenaxhim tė fondeve, u pa e arsyeshme qė taksat e shqiptarėve tė kontrolloheshin si shpenzoheshin nga Duka. Nė atė kohė ministėr ishte Bujar Leskaj, i cili e kundėrshtoi arbitraritetin e kreut tė federatės dhe i kėrkoj atij qė tė ishte transparent. Gjyqi i hapur mes ministrisė dhe FSHF-sė i dha tė drejtė shtetit shqiptar, pasi federata duhet t`i lejonte shtetit auditet pėr taksat e qytetarėve. Ēėshtja u la pezull, pasi FSHF-ja nxitoi ta ēonte ēėshtjen nė apel. Kjo i dha legjitimitetin ligjor dhe moral shtetit qė tė kontrollonte fondet e Federatės. Pas njė periudhe reflektimi, ministria nuk bėri asnjė veprim deri nė pėrfundim tė verdiktit tė gjykatės. Humbjet e fundit tė Kombėtares shqiptare, krijuan dyshime tė forta pėr shitje ndeshjesh nga ana e Federatės. Ministria e Sportit dhe ajo e Financave nisėn njė grup auditi nė Fedetatė, pėr tė kontrolluar fondet qė shteti i ka akorduar asaj. Ky grup nuk u lejua qė tė kontrollonte fondet nga zyratarė tė lartė tė federatės me pretekste absurde. Pezullimi i kombėtares, u quajt njė fitore nga Duka ndaj shtetit dhe jo si njė e keqe qė i bėhej futbollit shqiptar. Kjo bėri qė ministria tė angazhohej totalisht pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje, ndėrsa Fedarata ndenji pasive. Pasi u bėnė tė gjithė pėrpjekjet e ministrisė, FIFA e detyroi federatėn tė ngrejė njė grup ekspertėsh dhe t`u japė fund arrogancės sė drejtuesve tė saj.
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    https://newballkan.albanianforum.net
     
    Pango: Neni 53 i statutit tė Federatės, do tė ndryshojė
    Mbrapsht nė krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
    NEWBALLKAN :: ARTI DHE SPORTI :: Sporti-
    Kėrce tek: